Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ia ka kthyer një koment në rrjetin social Twiter Petrit Selimit lidhur me punësimin në Gjermani, ku i ka thënë se informacionet që i ka dhënë Selimi për Gjermaninë ai nuk i paska ditur, shkruan Gazeta Metro.
Selimi ka shkruar në Twitter, për kërkesat e mëdha të Gjermanisë për punëtorë. Ka ofruar madje edhe statistika.
“Gjermania do të rrisë edhe më shumë numrin e lejeve të punës për Ballkanin. 56% e kompanive gjermane ankohen për mungesë të stafit. 100,000 banorë largohen nga Ballkani Perëndimor çdo vit”, ka shkruar Selimi, ku i ka bashkëngjitur edhe lajmin e të Al Jazeera, dhe pas kësaj ka reaguar ambasadori Heldt.
“Gjithmonë e shkëlqyeshme të mësoj për vendin tim. Unë nuk i kam këto informacione. Por me siguri ju keni burime më të mira për Gjermaninë sesa unë”, ka shkruar Heldt./gazetametro.net