Loading…
Falet gjaku i dymbëdhjetë vjeçares që u godit për vdekje nga traktori
  • 12/06/2019 | 20:33

Falet gjaku i dymbëdhjetë vjeçares që u godit për vdekje nga traktori

Familja Vuniqi e ka falur gjakun Familjes Nishori nga Vërshevci i Komunës së Lipjanit. Ditën e djeshme në fshatin Vërshevc të Komunës së Lipjanit një vajzë e moshës 12 vjeqare ishte goditur nga traktori ku dhe kishte humbur jetën, transmeton Gazeta Metro.


Ndersa, sot është shtrirë dora pajtimit mes familjës Nishori dhe Vuniqi në Vërshevc.

E i pranishëm gjatë varrimit të së ndjerës ishte edhe Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Për këtë rast kishte dhënë detaje edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, sipas së cilës, vajza po drejtonte një biçikletë në momentin kur u godit nga traktori.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Vërshevc të Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshira një biçiklete dhe një mjet bujqësor (traktor). Si pasojë e aksidentit lëndime të renda trupore ka pësuar ngasësja e biçikletës (femër 2006). E njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth ores 20:00, ka ndërruar jetë”, ka theksuar Ahmeti./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë