Loading…
Falimenton kompania ajrore ‘Germania’
  • 05/02/2019 | 15:09

Falimenton kompania ajrore ‘Germania’

Punëtorët e kompanisë ajrore “Germania” mund të mos e marrin rrogën e janarit, pasi kompania në fjalë ka shpallur falimentitmin.

Kjo mund të ketë pasoja për pasagjerët shqiptarë, të cilët fluturojnë nga shumë qytete gjermane dhe nga Zürichu në Prishtinë dhe Shkup.

Për falimentimin e kësaj aviokompanie ka njoftuar edhe Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës.

“Falimentimi i kësaj kompanie nga Gjermania është një lajm i keq për industrinë e aviacionit. Kjo kompani ka operuar në shumë destinacione përfshirë këtu edhe ANP “Adem Jashari”, por që nga sot të gjitha operimet janë ndalur. Autoriteti i Aviacionit Civil bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të mos dëmtimit të udhëtarëve të kësaj kompanie të cilët kanë planifikuar të fluturojnë për në dhe nga ANP “Adem Jashari””.

Nga Aviacioni kanë bërë të ditur se janë siguruar kompani alternative të cilët do të bartin udhëtarët e mbetur të aviokompanisë në falimentim “Germania”.

Në fillim të janarit “Germania” përmes një komunikate bëri të ditur se po ballafaqohet me vështirësi financiare.

Sipas informatave të Spiegel Online, “Germania” është në konflikt me të birin e themeluesit të kompanisë për shkak të një kompensimi në vlerë prej 40 milionë euro. Si arsye për krizën financiare “Germania” ka përmendur shtrenjtimin e kerozinës dhe rënien e vlerës së euros dhe dollarit amerikan, vonesën e madhe në pajisjen me avionë dhe servisimin e paparashikuar të avionëve.

Muajve të fundit një sërë kompanish të vogla ajrore kanë falimentuar, mes tyre edhe Primera Air, Azur Air, Small Planet, VLM dhe Skywork.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë