Kompania ajrore ‘Germania’ që operonte edhe në aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’, ka falimentuar, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës.
“Falimentimi i kësaj kompanie nga Gjermania është një lajm i keq për industrinë e aviacionit. Kjo kompani ka operuar në shumë destinacione përfshirë këtu edhe ANP “Adem Jashari”, por që nga sot të gjitha operimet janë ndalur”, thuhet në njoftim.
Por ky njoftim nuk shqetëson Departamentin Civil në Ministrinë e Infrastrukturës.
‘Nuk është shqetësuese falimentimi i ‘Germania’, kjo pasi kjo kompani operon edhe me dy kompani tjera si motër: AOCE Germania dhe Bullgaria Eagle’, ka thënë për Klan Kosovën Ismajl Berisha, drejtor në këtë departament.
‘Ne i kemi dërguar një kërkesë për sqarime kompanisë “Germania”, biletat e rezervuara nuk shkojnë dëm – kosovarët do të mund të udhëtojnë pa problem’, thuhet tutje në njoftim.
Kujtojmë se tashmë e disa ditë është raportuar rreth problemeve të mëdha financiare të kësaj kompanie, e cila madje nuk ua ka dhënë as pagat punëtorve./gazetametro.net