Loading…

Falsifikonin Ferrari dhe Lamborghini, arrestohen tre pjesëtarë të bandës

  • 13/02/2017 | 17:08

Falsifikonin Ferrari dhe Lamborghini, arrestohen tre pjesëtarë të bandës

Policia spanjolle ka arrestuar në Sils, pranë Gironas, tre persona të akuzuar se prodhonin kopje të Ferrarit dhe Lamborghini, dhe konfiskoi 14 makina në procesin e transformimit.


Hetimi që çoi në arrestimin filloi pasi në Benidorm ishte kapur një Ferrari ‘e rreme’, e prodhuar në shkelje të patentave të markës së Maranellos.

Policia ra në gjurmët e tre falsifikatorëve të Sils, që ‘prodhonin’ modelet luksoze supersportive, duke u nisur nga modele automobilësh të gamës së mesme. Makinat e falsifikuara shiteshin në internet, si okazione.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë