Loading…

Me publikimin e xhirimeve shteti bëri 4 vepra penale

  • 11/11/2016 | 14:52

Me publikimin e xhirimeve shteti bëri 4 vepra penale

Tomë Gashi në cilësinë e avokatit të familjes Dehari, ka derguar kallzim penal në Prokurorinë e Shtetit, duke e akuzuar Policinë e Kosovës, gjegjësisht Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, për publikim të xhirimeve të ku shihen momentet e vdekjes së Astrit Deharit, në Burgun e Prizrenit.

Avokati Gashi, para gazetarëve ka thënë se kallzimi penal po bëhet kundër personave përgjegjës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe personave përgjegjës kompetent që kanë lejuar publikimin e këtyre xhirimeve, raporton gazetametro.net.

Duke e arsyetur kallzimin penal, Gashi ka thënë se të gjithë kanë deklaruar se provat e siguruara nuk do të publikohen pa ekzaminimin e tyre.

“E keni parë në media se janë publikuar pamje pa marr parasysh a janë të vërteta apo të montuara”.

Sipas avokatit Gashi, ky rast përbehet nga katër vepra penale.

-Zbulim i paautorizuar i informacioneve konfindenciale nga neni 203 i Kodit Penal të Kosovës

-Manipulim me prova nga Neni 397 i Kodit Penal të Kosovës

-Zbulim i fshehtësisë zyrtare nga Neni 433 i Kodit Penal të Kosovës, dhe 

-Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga Neni 422 i Kodit Penal të Kosovës

Ai tutje ka përmendur edhe deklaratën e prokurorit të rastit, Sylë Hoxha, i cili një ditë para publikimit të xhirimeve kishte deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të lejohet qasja në prova.

2

Gashi ka thënë se në këtë rast nuk po akuzohen mediat, por ata të cilët ua kanë dhënë mediave këto material.

Ato pamje që janë paraqitur mbrëmë në media, sipas Gashit nuk i ka Prokuroria, dhe sipas tij j aka thënë vetë prokurori Hoxha, në një bisedë të zhvilluar sot mes tyre.

“Hoxha ka deklaruar se janë të shokuar se si kanë arritur të dalin ato pamje para se Prokurori t’i ketë këto prova”, ka thënë Gashi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë