Loading…

Familja Dehari le të zgjedhë ekspertë të pavarur, ne e mbështesim

  • 30/01/2017 | 21:48

Familja Dehari le të zgjedhë ekspertë të pavarur, ne e mbështesim

Ministrja për Drejtësi, Dhurata Hoxha, ka thënë se bazuar edhe në rekomandimin e Kuvendit, dikasteri që ajo drejton do të paguante shpenzimet për ndonjë ekspertë të pavarur që do të hetonte rastin e Astrit Dehari.

“Edhe tash u bëjmë thirrje familjes që të gjejnë ndonjë ekspertë të pavarur, të autorizuar, të akredituar e kredibilë të ndonjë shteti siç është SHBA-ja apo anëtarë të shteteve të Bashkimit Evropian, sepse nuk mund të marrim ekspertë të vendeve që kanë traditë të gjatë të fabrikimit”, ka thënë Hoxha në “Puls” të KTV-së.

“Është edhe rekomandimi i Kuvendit dhe me të ne si Ministri do t’i bartim shpenzimet”, ka shtuar më pas Hoxha.

Hoxha i është kthyer këtij rasti duke thënë se disa ditë pasi që ka përfunduar autopsia e të ndjerit Astrit Dehari dhe duke parë se po qarkullojnë shumë paqartësi në publik, i ka shkruar letër ambasadorit britanik në Kosovë duke i kërkuar që të bëhet një hetim ndërkombëtar.

“Jo pse unë nuk u besoj të gjeturave të institucioneve tona, por se kam dashur që të largohen të gjitha dyshimet dhe me të vërtetë po që do të plotësohej kjo kërkesë do të rritej kredibilitieti i institucioneve tona”, ka thënë ajo. “Kanë refuzuar se ligjit e tyre nuk e lejojnë ose nuk është në interes të Britanisë përfshirja në këtë rast”.

Ajo ka thënë se rasti i aktivistit të Vetëvendosjes, që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, është një rast mjaft tragjik dhe i dhimbshëm, për këtë rast kemi lejuar që ekspertë të zgjedhur të familjes Dehari dhe zyrtarë të lartë të lëvizjes Vetëvendosje të jenë të pranishëm në autopsi.

Ministrja Hoxhaj foli edhe për Haradinajn. Ajo tha se dikasteri i saj dhe institucionet e tjera të vendit kanë bërë krejt çka ka qenë e mundur për të ndihmuar në lirimin, ish-kryeministrit të Kosovës e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Kur flasim për ndalimin e Ramush Haradinaj në kemi bërë gjithçka që është e mundur”, teksa ka shtuar se në drejtim të homologut të saj në Francë ka nisur kërkesa për lirimin e Haradinajt.

“Ne kemi kërkuar po ashtu nga INTERPOL-i pastrimin listave ku kërkohen rreth 22 persona”, ka thënë ajo./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë