Loading…

Familja italiane humb rrugën në Shqipëri: Banorët i shpëtojnë duke bërë këtë veprim

  • 18/07/2019 | 10:33

Familja italiane humb rrugën në Shqipëri: Banorët i shpëtojnë duke bërë këtë veprim

Një familje italiane të cilët kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, duke eksploruar vendin tonë kanë humbur rrugën gjatë natës dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë, shkruan Gazeta Metro.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, turistët italian (burri, gruaja shtatzënë dhe 2 fëmijët) u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht ndodhen në banesën e një banori të zonës i cili i mirëpriti ata në shtëpinë e tij.

Policia falënderon banorët e zonës për mikpritjen dhe ndihmën e dhënë në gjetjen e turistëve të huaj.

Kujtojmë se mikpritja e mirë nuk mungon për turistët nga banorët shqiptarë atje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë