Loading…

Familja Muharremi në Medvegjë thotë se u sulmuan nga serbët, Lutfiu njofton OSBE-në dhe ambasadën shqiptare

  • 01/10/2023 | 23:20

Familja Muharremi në Medvegjë thotë se u sulmuan nga serbët, Lutfiu njofton OSBE-në dhe ambasadën shqiptare

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se për sulmin ndaj familjes shqiptare Muharremi në Medvegjë, e ka lajmëruar ambasadën e Shqipërisë në Serbi dhe OSBE-në.


Mediat raportojnë se familja Muharremi ka deklaruar se sulmuesit janë serbë.

Tutje Lutfiu, ka deklaruar se anëtarët e kësaj familje ndjehen të shqetësuar.

“Sot dy herë jam dëgjuar me pjesëtarët e familjes Muharremi nga Medvegja, që mbrëmë në drejtim të shtëpisë së tyre janë gjuajtur gurë dhe gjësende tjera. Pjesëtarët e kësaj familjeje janë shumë të shqetësuar. E kam njoftuar ambasadën e Shqipërisë në Beograd dhe përfaqësuesit e OSBE lidhur me këtë sulm ndaj kësaj familjeje”, ka thënë Lutfiu.

Edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dënuar këtë akt dhe ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të monitorojnë situatën e sigurisë në Luginë të Preshevës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë