Loading…

‘Familja nuk më ka përkrahur’: Ronela Hajati vjen me një rrëfim të sinqertë

  • 14/05/2022 | 23:16

‘Familja nuk më ka përkrahur’: Ronela Hajati vjen me një rrëfim të sinqertë

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila tashmë ka ngjitur shkallë të larta në karrierën e saj, duket se fillimet e saj nuk i ka pasur të thjeshta.


E ftuar në “A live night”, në një rrëfim të sinqertë, Ronela tregoi se familja e saj nuk e ka mbështetur, pasi nuk e mendonin se do ishte profesioni i saj në të ardhmen.

Ajo shtoi se përpos faktit që nuk e mbështesnin, ata gëzoheshin kur merrnin fjalë të mira kur ajo performonte nëpër festivale.

“Unë jam vajzë e vetme, nuk kam as vëlla as motër. Të shtëpisë time, relativisht nuk më kanë ndjekur nga pas, derisa e zgjodha si profesion muzikën, nuk kanë qenë dashamirës së kësaj gjëje. Donin që muzika të ishte një kulturë, një plus që unë të dija, përpos profesionit që nuk e mendonin të ishte muzika. Ndaj nuk është se më kanë përkrahur shumë në investim, sepse muzika në fillim do investim derisa të njihesh, këtë nuk e kam pas. Babi më thoshte nëse vlen do ecësh vetë, nuk më ke shumë për këtë gjënë.”

Por, gëzoheshin që merrnin fjalë të mira, kur dilja në festivale. Unë karrierën e kam ndërtuar nga festivalet se klipet ishin shumë të shtrenjta. Nisa live dhe pagesat ishin shumë të ulta”, tregoi Ronela.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë