Loading…

Familjarët e 14 vjeçarit të vrarë sot në fejesë kanë porosi për kosovarët

  • 14/04/2018 | 20:53

Familjarët e 14 vjeçarit të vrarë sot në fejesë kanë porosi për kosovarët

Në Mushtisht të Suharekës, xhaxhai vret nipin 14 vjeçar duke festuar me armë. Të premten festoi ditëlindjen me shokët e tij. E kjo ishte ditëlindja e fundit që E.Sopjani ka festuar.

Mëngjesin e të shtunës, ai gabimisht u qellua për vdekje nga xhaxhai i tij, Naim Sopaj.Në Mushtisht të Suharekës gjatë një fejese, Naimi për të ndjekur traditën shqiptare të gjuajtjes me armë, përdori një armë e cila i doli nga kontrolli. Ai u vet plagos e pastaj qëlloi gabimisht edhe nipin e tij, 14 vjeçarin, Edi Sopaj.

E me lot në sy, rrëfeu për T7 ngjarjen tronditëse, kushëriri i E.Sopjani, Agim Sopaj, i cili ishte pranë tij kur ndodhi ngjarja.

“I kom ni dy krisma edhe u afru djali e ma ka bo o axhi Agim, i kom thane valla axhi ska cka te bon ma…”

Siç e do tradita, miku duhet respektuar. Prandaj Sopaj thotë se ka pritur deri pas drekës për t’i dhënë fund festës për shkak të tragjedisë.

Nga familja Sopaj ka dalë edhe një mesazh sot drejtuar qytetarëve.  Ata bënë thirrje të mos festohet me armë, e të mos ketë raste tragjedi si në familjen e tyre.

Lajmin e konfirmoi edhe komandanti i stacionit të Policisë në Suharekë, Milazim Lumi. Ai tha se i dyshuari tani po mbahet  në arrest për të vazhduar më tutje me procedura hetimore. Raste të tilla, ndodhin anë e mban Kosovës, ku festa shpesh herë kthehet në tragjedi për shkak të shkrepjes me armë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë