Loading…

Familjari i dëshmorit tentoi vetëvrasjen pasi fajdexhinjtë deshën t’ia marrin tokën

  • 19/08/2019 | 13:59

Familjari i dëshmorit tentoi vetëvrasjen pasi fajdexhinjtë deshën t’ia marrin tokën

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në këtë komunë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve I.D, B.N dhe A.GJ, për shkak të dyshimit të bazuar për fajde.

Ata dyshohen se “që nga viti 2015 e deri me datë 15.08.2019, në Pejë, kanë kontraktuar një shumë dukshëm jopropocionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit për viktimën V.SH dhe atë duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës, duke i shkaktuar humbje financiare në shumë prej 90.000 euro, në atë mënyrë që fillimisht viktima nga i pandehuri B.N, në vitin 2015, kishte huazuar të holla në shumë prej 1.700 euro, si borxh me qëllim për ta dërguar vëllanë jashtë shtetit dhe për këtë shumë viktima deri me datë 15.08.2019 ishte detyruar të paguajë kamatë në shumë prej 90.000 euro, në vende dhe periudha të ndryshme kohore, këtu të pandehurve B.N, I.D dhe A.GJ, të gjithë këta në marrëdhënie familjare në mes vete, mirëpo në momentin që viktima nuk kishte arritur që të pandehurve t’iu sigurojë borxhin – kamatën e fundit në shumë prej 19.000 euro, i njëjti nga të pandehurit ishte detyruar që pllacin të cilin ua kishin ndarë familjeve të dëshmorëve, këtu familjes së viktimës, viktima t’ia bartë blerësit të kontraktuar nga të pandehurit”.

“Me datë 15.08.2019, kur viktima kishte për të shkuar te Noteri për bartjen e pronës, nga presioni tenton të kryejë vetëvrasje mirëpo, fatmirësisht arrijnë që ta dërgojnë në spital dhe tani është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar Gjykata Themelore e Pejës.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të fajdesë.

Të pandehurve I.D, B.N dhe A.GJ iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë