Loading…

Familjes Dehari i lejohet të propozojë ekspertë për autopsi

  • 06/11/2016 | 14:21

Familjes Dehari i lejohet të propozojë ekspertë për autopsi

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se me vendim të Prokurorisë, se është lejuar përfshirja e ekspertit të kërkuar nga familjarët e të ndjerit Astrit Dehari, në cilësinë e vëzhguesit në procesin e autopsisë.

Kjo ministri përmes një njoftimi për media ka thënë se ekipi i mjekëve ligjorë mbetet në pritje të propozimit të emrit të ekspertit nga familjarët e të ndjerit, në mënyrë që të fillojë sa më parë autopsia dhe të sqarohen zyrtarisht shkaqet e vdekjes.

Tutje, përmes këtij reagimi, Ministria e Drejtësisë, thotë se kërkon nga të gjitha institucionet e përfshira, në veçanti Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, që procesi të zhvillohet me transparencë të plotë dhe siguron familjarët dhe opinionin se do të ndërmarr të gjitha masat që janë në mandatin e Ministrisë për të siguruar transparencë në këtë proces.

Gjithashtu, deri në marrjen e raportit zyrtar, Ministria e Drejtësisë thotë se mbështet mjekët ligjorë për fillimin sa më të shpejtë të obduksionit në përbërjen e kërkuar nga familja e të ndjerit dhe fton të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të përmbahen nga paragjykimet lidhur me rastin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë