Loading…

Fanatikët vrasin mjekët pasi nuk i duan vaksinat në Pakistan

  • 18/02/2020 | 17:21

Fanatikët vrasin mjekët pasi nuk i duan vaksinat në Pakistan

Një polic u vra dhe tre të tjerë u plagosën në Pakistan, nga shpërthimi i një bombe të vendosur në rrugë që kishte në shënjestër një automjet policie. Këta fanatikë islamikë pretendojnë se vaksinimi është komplot perëndimor për sterilizimin e fëmijëve të tyre.


Vetura e policisë po shoqëronte punonjësit e shëndetësorë, të cilët ishin pjesë e një fushate vaksinimi në rajon kundër sëmundjes së poliomelitit.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në Kolaçi, një qytet që kufizohet me Afganistanin, por talibanët kryejnë sulme të rregullta kundër punonjësve që bëjnë vaksinimin, duke pretenduar se fushatat e tyre janë një komplot perëndimor për të sterilizuar fëmijët.

Forcat e sigurisë janë vënë në kërkim të sulmuesve, tha zyrtari i policisë Wahid Khan.

Sulmi ndodhi pasi Pakistani, më 17 shkurt, nisi një fushatë tre-ditore të vaksinimit në shkallë vendi kundër sëmundjes së poliomelitit.

Pakistani, Afganistani dhe Nigeria janë tre vendet e vetme në botë ku poliomieliti është akoma endemik.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë