Loading…

Fansat i kapen keq që shkoi të jep ndihma me buzë të kuqe: Flet moderatorja e njohur

  • 05/12/2019 | 23:43

Fansat i kapen keq që shkoi të jep ndihma me buzë të kuqe: Flet moderatorja e njohur

Moderatorja Roza Lati shkoi në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit dhe shpërndau disa ndihma për familjet në nevojë. Ajo publikoi një video në Instagram, ku tregonte se ndihmat duhet të jepeshin dorazi sepse s’kishte organizim.


Por shumë komentues e kritikuan Rozën për faktin që kishte lyer buzët e kuqe në këtë ditë. E ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Roza ka treguar se e ka si kulturë mos ta shfaqi mërzitjen në fytyrë.

“Unë u nisa pa buzët e lyera. Por unë e kam gjithmonë një të kuq buzësh në çantë sepse edhe në një moment kur jam e palyer, një të kuq buzësh të tregon mirë. Kur ra termeti i parë në shtator unë kam qenë duke bërë gjumin e drekës. U trondita, isha në shtëpi dhe kur dola kam lyer buzët e kuqe. Nga ai tërmeti i fortë ra edhe një tjetër dhe mami më mori me “Facetime” dhe ishim të dyja duke lyer buzët. Unë jam rritur më këtë kulturë që edhe në ditën tënde më të keqe ti duhet të dukesh mirë. Nuk kam qejf fare që në fytyrën time të shfaqet tmerri, nuk kam qejf ta përcjell fare këtë gjë. Kështu që e kam këtë kulturë që të jem në formë. Plus që ne jemi figura të ekranit dhe na shohin më një sy tjetër. Na është indoktrinuar në tru për vite dhe vite kjo gjë saqë na është bërë instik dhe të kuqin e buzëve e mbaj gjithmonë në makinë. Siç ishim me ato thasët e ndihmave hapa pasqyrën dhe u lyeva shpejt e shpejt”, u shpreh Roza.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë