Ajo u kap nga një kamerë në një shëtitore në New York – një imazh bardhë e zi i një vajze të re që shëtiste nëpër pyje.
Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për një fotografi për të cilën përdoruesit e rrjeteve sociale kanë një mendim të ndryshëm.
Pyetja kryesore që ata shtrojnë është: a është ajo një person i ditëve të sotme apo një fantazmë nga e kaluara?
“Unë mendoj se është një fantazmë. … Është padyshim një shpirt”, mendon një komentues.
“Unë mendoj se është vetëm një vajzë e vogël duke luajtur në pyll. Unë nuk mendoj se është një fantazmë”, është një koment tjetër.
“Unë nuk e di. Është e vështirë të besosh gjithçka që sheh në mediat sociale në ditët e sotme”, ka një koment tjetër lidhur me fotografinë.
Këto janë fjalët e kryesisht banorëve të Kembrixhit, përcjell Telegrafi, një qytet piktoresk pak më shumë se 2,000 rreth 40 milje në veriperëndim të kryeqytetit të shtetit.
Lidhur me këtë fotografi kanë komentuar edhe ekspertët e fenomeneve paranormale.
“Ne na pëlqen të shohim pamjet nga kamera”, ka thënë tha Presidenti i Ekipit Kërkimor Paranormal të Greenwichit, Tania Woodward.