Loading…

‘Fantazmë’ në internet: Kush është Adriatik Hadri që po kërkohet për vrasjen e prindërve të tij

  • 23/01/2020 | 22:13

‘Fantazmë’ në internet: Kush është Adriatik Hadri që po kërkohet për vrasjen e prindërve të tij

Durim e Suada Hadri u gjetën dje të vdekur pasi ishin goditur me secili me nga një plumb të armës, në shtëpinë e tyre në Prizren. Çifti që jetonin në Suedi nuk dihet ende se si u vranë, por policia po e kërkon të birin e tyre, i cili iku nga Kosova po në ditën që ndodhi krimi, e ende nuk është bërë ‘i gjallë’, shkruan Gazeta Metro.


Në vendin e ngjarjes u gjenden vetëm dy viktima, një armë dhe disa gëzhoja plumbash. Pjesëtarët e familjes Hadri, dyshohet se u vranë dy ditë më parë.

Policia e familjarët ende nuk e dijnë se kush shtiu në drejtim të çiftit, por se tashmë kanë një person që po e kërkojnë, djalin e tyre që po ashtu jeton në Suedi.

I biri i dy viktimave, Adriatik Hadri 35 vjeç, u largua nga Kosova për në Maqedoni e më pas në Greqi më 20 janar, në ditën kur besohet se ndodhi krimi. Që prej asaj dite, familjarët nuk po mund të bien në kontakt me të.

Në fakt, personi në fjalë është ‘fantazmë’ edhe në rrjetet sociale, të cilat sot përdoren shumë.

Në një faqe suedeze, merifo.se ku ka të dhëna rreth banorëve që dalin prej departamenteve të Qeverisë, është edhe emri i Hadrit, ndonëse aty nuk tregohen shumë detaje rreth tij.

Adriatik Hadri ka lindur më 23 janar të 1984 dhe jeton në Stokholm. Ai ka banuar me qira në një lagje të quajtur Vastermalm.

Mirëpo, në këtë faqe nuk ka fotografi të tij, të dhëna rreth punës që bën, familjes e detaje të tjera.

Ndërkaq, as në rrjetet sociale nëpër internet, ai nuk ka as edhe një llogari private ndërsa as familjarët nuk kanë ndonjë fotografi të publikuar me të.

Kujtojmë që Prokuroria ka bërë të ditur se është duke i hetuar të gjitha rrethanat të cilat ndërlidhen me rastin dhe që mund të zbardhin ngjarjen./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë