Loading…

Faqet zyrtare të Komunave të Kosovës, jashtë përdorimit

  • 16/12/2016 | 14:53

Faqet zyrtare të Komunave të Kosovës, jashtë përdorimit

Për çdo qytetar të Kosovës që ka nevojë për informim apo qasje në komunën e tyre, kjo gjë është bërë paksa më e vështirë për shkak se tash e sa ditë faqet zyrtare të internetit të komunave të Kosovës janë jashtë funksionit, rrjedhimisht qasja në to nga qytetarët nuk është e mundur.


Përgjegjëse për mirëmbrajtjen e këtyre faqeve është Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Madje as vetë kësaj Ministrie nuk po i funksionon faqja zyrtare.

Kjo Ministri e pyetur për këtë çështje nga Gazeta Metro ka bërë të ditur se po bëhet një përpjekje që ky problem të zgjedhet gjatë kësaj jave.

“Ka ndodhur një  ngarkesë e  serverit ku jane të hostuara ëeb-faqet e komunave dhe ajo e MAPL-së. MAPL ka ndërmarrë të gjitha masat për rritur  kapacitetin  e serverit në mënyrë që të rregullohet performaca e web-faqeve”,  është thënë nga divizion për komunikim dhe informim i kësaj Ministrie.

Ata tregun edhe kur pritet që ky problem të marrë fund.

“Rrjeti do të rregullohet këtë javë, dhe në të njëjtën kohë MAPL është në  proces te ri-dizajnimit të të gjitha web-faqeve të komunave dhe MAPL-së  ku komunat do të kenë mundësinë që ti adresojnë të gjitha kërkesat që i kane për web-faqe”,  kanë thënë ata tutje për Gazetën Metro.

Në anën tjetëe, zëdhënësi për komunikim i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, në një bisedë me gazetametro.net ka bërë të ditur se edhe pse qytetarët nuk mund të qasen në faqen e tyre zyrtare të internetit, ata mund të shërbehen me një faqe tjetër, shkruan gazetametro.net

“Nga data 9 dhjetor nuk është duke funksionuar uebfaqja zyrtare, për shkak të problemeve në softuerin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Ne kemi njoftuar qytetarët që të shërbehen me faqen www.prishtinaonline.com, ashtu që të kenë qasje në informatat që iu nevojiten”, tha Tahiri. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë