Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk i ndezi ujdia me shefin e LDK’së, Lumir Abdixhiku, siç kishte pretenduar se bisedimet intensive do i çonin drejt një “Presidenti” e pazari që do i shmangte zgjedhjet, shkruan Gazeta Metro.
Si subjekt politik janë të parët por nuk janë shumica që mund të grumbulloheshin e të ngritin në këmbë para popullit një “President” që rrallë kush mund të ia shihte hajrin.
Nga subjekti favorit i tyre për t’ia ndrequr pazaret tashmë publikisht konfirmuan se kanë ndarë rrugët dhe më s’do ketë takime boshe me kërkesa të dy anshme që s’binin në një gojë për ujdi rreth të parit të vendit.
Megjithatë Kurti konsideronte se i kishte dhënë “shumë” Abdixhikut por që ky nuk qenka i kënaqur me to dhe se paska pasur pritshmëri të skajshme.
Anën tjetër, Abdixhiku, deklaroi se çështja u ndal në gjysmë dhe nuk u diskutua fare më tej momentin e kuptimit se kërkohej stoikisht një President nga VV-ja, e që nuk donin “President” politik nga LDK-ja.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) qenka ajo që deri më tani e ka paska “bojkotuar” Kurtin për ujdi që mund të binin sipas kryeministrit bashkë. Fajësime të tilla parë e dëgjuar që nga koha para se të vinin në pushtet vazhdimisht, që çudia do ndodhte nëse do mungonin si të tilla e që shihet si e pamundur. Por thotë se i dërguar një mesazh Hamzës menjëherë pasi s’u morr vesh me Abdixhikun.
Si nga LDK edhe nga PDK tani më kanë konstatuar publikisht se zgjidhja për Presidentin është veç një zvarritje nga ana e Kurtit pasi që s’ka vullnet politik.
Parë edhe nga joserioziteti i dëshmuar me vizita pa ndonjë relevancë për shtetin jashtë vendit siç u kritikua, pikërisht në kohën më kritike dhe vendimtare gjatë afatit kushtetues sa pritej shterje të çdo alternative.
Nuk hezitoi madje Kurti vet t’a pranonte se vendi po shkon në zgjedhje të sërishme edhe pas zvarritjeve maratonike që i kushtuan vendit me humbje të mëdha.
Ende qëndron i bindur se nuk do ketë ndryshim rezultati, edhe pse dihet që kësaj radhe s’do e ketë më Vjosa Osmanin me të cilën prishi pazaret pikërisht për Presidentin.
Më 28 prill përfundon afati që Gjykata Kushtetueses e ka caktuar për të zgjedhur presidentin. Mospërmbyllja e suksesshme e këtij procesi nënkupton zgjedhje brenda 45 ditëve.
Nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 28 qershor, zgjedhjet duhet të mbahen më së largu më 7 qershor.
Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, subjektet politike nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për presidentin.
E, në seancën për zgjedhjen e kreut të shtetit, e cila u bojkotua nga opozita, fillimisht Konjufca u propozua nga Vetëvendosje, e më pas edhe Fatmire Kollçaku-Mulhaxha. Seanca nuk u zhvillua, meqë në momentin kur duhej të zhvillohej votimi në sallë nuk ishin së paku 80 deputetë, sa kërkohen në raundin e parë e të dytë të zgjedhjes. ./gazetametro.net/.