Loading…

Faruk Mujka, nënkryetar i ri i Mitrovicës

  • 20/12/2016 | 21:27

Faruk Mujka, nënkryetar i ri i Mitrovicës

Faruk Mujka është zgjedhur nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.


Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, i cili ka thënë për Klan Kosova se “në bashkëpunim me Mujkën do të vazhdohen të përfundohen të gjitha proceset e nevojshme për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës.

Bahtiri tha po ashtu se nuk pati asnjë mosmarrëveshje në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit të ri, pozitë të cilën tashmë i ka dorëzuar kryetarit të degës së Vetëvendosjes në Mitrovicë, Faruk Mujkës.

Marrja e kësaj pozite vjen menjëherë pas koalicionit të lidhur para disa ditëve në mes AKR-së dhe VV-së..

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, shtoi poashtu se ky nuk do të jetë i vetmi koalicion i lidhur në mes këtyre dy subjekteve, pasi sipas tij synohet që koalicion të ketë edhe në nivel qëndror.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë