Analisti dhe trajneri, Faruk Statovci ka reaguar pasi u sulmua mbrëmë fizikisht nga dy persona të maskuar para banesës së tij në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë përkundër disa lëndimeve të lehta që ka pësuar.
”Miq faleminderit shumë për mbështetjen. Ju tashmë jeni të informuar nga mediat vendore rreth situatës që unë kam përjetuar mbrëmë. Ju informojë të gjithëve se gjendja ime shëndetësorë është e mirë përkundër disa lëndimeve të lehta që kam pësuar. Shpresoj që kjo të jetë ngjarja e fundit jo vetëm për mua. Edhe njëherë faleminderit për mbështetjet dhe mesazhet e shumta,” ka shkruar ai.
Kujtojmë se ende nuk dihen motivet e sulmit ndaj Statovcit, teksa është raportuar se policia e Kosovës është duke e hetuar rastin. /gazetametro.net