Loading…

FAST Kosova arreston të huajin ndaj të cilit kishte urdhërarrest ndërkombëtar

  • 05/10/2021 | 18:30

FAST Kosova arreston të huajin ndaj të cilit kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka kryer një aksion në Prishtinë gjatë ditës së sotme, ku ka arritur të arrestojë një person i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar, për të cilin është lëshuar edhe urdhërarrest.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të cilët kanë qenë së bashku me personin e dyshuar në momentin e arrestimit, të cilët kanë poseduar lëndë narkotike me vete.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të ju konfirmoj se në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njesia FAST Kosova, në bashkërendim me njesitet relevante nga drejtoria rajonale dhe ato të reagimit të shpejtë kanë realizuar një operacion efikas me ç’rast kanë arrestuar një person shtetas i huaj dhe në kërkim nderkombëtar, me urdherarrest nderkombëtar. I njëji dyshohet se ndodhet ne kerkim ndekombetar per shkak te vepres penale të mashtrimit. Gjatë operacionit policor në lokacionin ku eshte arrestuar i kerkuari i lartcekur me urdher arrest nderkombetar jane arrestuar  edhe dy persona tjerë të dyshuar se posedonin lëndë narkotike dhe veprime policore jane ne proces nga njesitet e anti-drogës së Policise se Kosoves”, ka thënë Kelani.

Ai ka thënë se policia do të jap detaje të tjera rreth rastit pas kompletimit të operacionit dhe procedurave që janë në proces nga njësitë kompetente.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë