Loading…

Fati i Credit Suisse mund të vendoset brenda 36 orësh

  • 18/03/2023 | 17:00

Fati i Credit Suisse mund të vendoset brenda 36 orësh

Fati i bankës zvicrrane Credit Suisse mund të vendoset në 36 orët e ardhshme pas një jave të vështirë për bankën e dytë më të madhe të Zvicrrës.


Investitorët dhe klientët tërhoqën paratë e tyre nga Credit Suisse gjatë disa ditëve të fundit, ndërkohë që trazirat përfshinë industrinë bankare globale pas rënies së dy huadhënësve amerikanë, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.

Aksionet e bankës humbën 25% gjatë javës, pavarësisht një kredie emergjente prej 54 miliardë dollarësh nga Banka Kombëtare Zvicrrane. Çmimi i kontratave financiare të krijuara për të mbrojtur investitorët kundër humbjeve të mundshme në bonot e saj u rrit në nivele rekord.

Më shumë se 450 milionë dollarë u tërhoqën nga fondet evropiane dhe amerikane të menaxhuara nga banka midis të hënës dhe të mërkurës, sipas Morningstar.

Deri të premten, analistët spekuluan se do të nevojitej një shpëtim i plotë dhe raportet filluan të qarkullonin për një marrje të mundshme nga rivali i saj më i madh zvicran, UBS.

Reuters dhe Financial Times, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje, të dy raportuan se rregullatorët zvicrranë po u kërkonin bankave të pajtohen për një marrëveshje përpara hapjes së tregjeve të hënën për të forcuar besimin në sistemin bankar të vendit. FT tha se bordet e UBS dhe Credit Suisse pritej të takoheshin veçmas gjatë fundjavës.

Mirëpo, Credit Suisse dhe UBS refuzuan të komentojnë për Reuters.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë