Loading…

Fati i Shqipërisë përcaktohet nesër: Vendosja e hapjes së negociatave me BE-në

  • 17/10/2019 | 17:30

Fati i Shqipërisë përcaktohet nesër: Vendosja e hapjes së negociatave me BE-në

Ministrat e Jashtëm të BE u mbodhën dy ditë më parë në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat, transmeton Gazeta Metro.


Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to. Ndërkohë një ditë më parë Macron nuk u bind për hapjen e negociatave për Shqipërinë edhe pas tentativave të Gjermanisë.

Ditën e sotme kryeministrit Edi Rama ka zhvilluar një takim me  komisionerin Johannes Hahn për të rejat më të fundit në lidhje me çështjen e negociatave.

“Bruksel, me Komisionerin Hahn për të rejat e fundit, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Sot dhe nesër në Këshillin e Europës do të mblidhen liderët e 28 vendeve pjesëtare të BE-së, të cilën do të vendosin lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë