Loading…

‘Fatkeqësisht’ – Shtabi zgjedhor i Pendarovskit: Nuk do të mbahen master debate të kandidatëve për president

  • 02/04/2024 | 15:33

‘Fatkeqësisht’ – Shtabi zgjedhor i Pendarovskit: Nuk do të mbahen master debate të kandidatëve për president

Nuk do të mbahen master debate me të gjithë kandidatët për president, informoi sot ekipi për komunikim i kandidatit për president të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski.


“Fatkeqësisht, krahas qëllimeve më të mira në këtë proces dhe bashkëpunimit ndërmjet shtabeve zgjedhore, rrethanat politike dhe mediatike për momentin nuk janë të qëndrueshme që të krijohen kushte për mbajtjen e këtyre “master debateve”, thuhet në komunikatë.

Nga atje theksojnë se periudhën e kaluar, përmes komunikimit intensiv të shtabeve zgjedhore të të shtatë kandidatëve presidencial ishte arritur konsensus për mbajtjen e dy të ashtuquajturve “master debate”.

“Në këtë mënyrë, në frymën e demokracisë dhe transparencës, opinioni do të ndiqte një debat të hapur për çështjet për të cilat angazhohen kandidatët për president dhe programet e tyre. Gjithashtu, shtabi i kandidatit Stevo Pendarovski mbajti takime me personat përgjegjës nga televizionet kombëtare, si dhe takime të njëpasnjëshme me përfaqësues të shtabeve zgjedhor të kandidatëve presidencial me qëllim për të tejkaluar çështjet e hapura, të tejkalohen dallimet si dhe të dilet në ndihmë për disa kërkesa më specifike”, informojnë nga ekipi i Pendarovskit.

Debatet, siç thuhet në komunikatë, ishin planifikuar të mbahen në terren neutral dhe të transmetohen nga televizionet kombëtare, si dhe në platformat sociale.

“Por fatkeqësisht, krahas tendencave më të mira në këtë proces dhe bashkëpunimit mes shtabeve zgjedhore, rrethanat politike dhe mediatike për momentin nuk janë të qëndrueshme për të krijuar kushte për mbajtjen e këtyre ‘master debateve’”, thuhet në komunikatën e ekipit për komunikim të Pendarovskit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë