Loading…
Fatmir Limaj takohet me Isa Mustafën në hotelin luksoz të Prishtinës
  • 19/08/2019 | 13:09

Fatmir Limaj takohet me Isa Mustafën në hotelin luksoz të Prishtinës

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, dhe ministri në dorëheqje i Tregtisë, Endrit Shala, kanë mbërritur në hotel Sirius për t’u takuar me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, shkruan Gazeta Metro.


Limaj është parë duke hyrë në ambientet e hotelit me ministrin në detyrë të Tregtisë, Endrit Shala.

Takimi Mustafa-Limaj po mbahet njëjtë sikurse pak më herët  me kryetarin e PSD’së, Shpend Ahmeti.

Mustafa ka thirr në takim edhe Limaj t’i tregon se qëndrimi i LDK’së për këto zgjedhje është që të shkojë e vetme në këto zgjedhje.

Po ashtu aty u fol edhe për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës me 22 gusht.

“Jemi pajtuar që deputetët të votojnë për shpërbërjen e Kuvendit për ti dhënë mundësi vendit për të shkuar në zgjedhje. Gjithashtu folëm për gjithë këtë proces zgjedhor që Kosovës i duhet një qeverisje e fuqishme. Biseduam se duhet të jemi të kujdesshëm në krejt procesin. “Vendit i duhet një qeveri që kryen punë dhe in al fjalët”, ka deklaruar Limaj.

Të gjitha këto takime po mbahen në hotelin luksoz që gjendet në kryeqytet, Hotel Sirius, kjo për arsye se Isa Mustafa ka probleme shëndetësore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë