Loading…

Fatmir Matoshi apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre për “pastrim”

  • 27/10/2019 | 19:39

Fatmir Matoshi apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre për “pastrim”

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka bërë apel për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për “pastrim”, shkruan Gazeta Metro.


Matoshi e bën këtë thirrje përmes një statusi në Facebook, duke thënë se situata aktuale meteorologjike për një kohë të gjatë është përcjellur me thatësi dhe me ndotje të ajrit.

“Situata aktuale e pa volitshme meteorologjike e cila eshte duke vazhduar qe një kohë të gjatë, e percjellur me thatësi, perveç problemeve hidrologjike të përcjellura me mungesa të ujit, po percillet edhe me ndotje te ajrit si pasojë e mos qarkullimit të masave të ajrit në atmosferë, konkretieht shtresës të ulët të saj pranë sipërfaqes së tokës”, ka shkruar ai.

Për këtë situatë ai ka fajsuar përdoruesit e thëngjillit, zjarret e shkaktuara nëpër pyjet e vendit si dhe djegien e pakontrolluar të mbeturinave.

“Kjo situatë ka mundësuar koncetrim të lartë të ajrit të ndotur, shkaku i lirimit nga tymtarët e KEK-ut, përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse, por edhe nga zjarret e shkaktuara nëpër pyjet e Kosovës dhe nga djegia e pa kontrolluar e mbeturinave nëpër lokacione të ndryshme të Kosovës, sidomos gjatë “pastrimit” të kopshteve dhe arave”, ka shtuar Matoshi.

E për këtë shkak, Matoshi u bën thirrje të gjithë qytetarëe që të mos ndezin zjarre për “pastrim” të arave dhe kopshteve, si dhe organeve kompetente komunale, inspektorët dhe policinë që të bashkëpunojnë me qytetarët për tejkalim të kësaj situate. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë