Loading…
Fatmir Sejdiu tregon nëse do të kandidojë për kryetar të LDK’së
  • 15/04/2019 | 21:58

Fatmir Sejdiu tregon nëse do të kandidojë për kryetar të LDK’së

Ish – presidenti i Kosovës dhe ish- kryetari i LDK’së, Fatmir Sejdiu ka thënë që ka mundësi që edhe ai të jetë një nga kandidatët për kryetar të partisë, transmeton Gazeta Metro.


Sejdiu ka thënë se kandidatura e tij është e mundur pasi ai nuk është shkëputur asnjëherë nga LDK, dhe se ka gatishmëri të kandidimit.

“E para, unë jetoj me hallet e LDK’së dhe nuk jam shkëputur asnjëherë  Dhe e dyta, një kërkesë e vazhdueshme e anëtarësisë së LDK’së. Kam komunikim me ta cdo ditë. Unë kam gatishmëri, por puna e kandidimit vjen më vonë”, ka thënë Presidenti Sejdiu në T7.

Ai ka komentuar edhe kandidimet e mundshme të Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit për kreun e LDK’së.

“Unë i quaj asete. Kam kontribuuar në ngritjen e tyre dhe nuk e shoh asnjë të keqe që ata të kandidojnë. Vjosa Osmani ka qenë pjesë e ekipit tim në Presidencë”, ka treguar ai. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë