Loading…

Fatmire Kollçaku e VV’së komenton seancën: Po jepet shfaqje për grabitje nga aktorët e etshëm për pushtet

  • 03/06/2020 | 11:58

Fatmire Kollçaku e VV’së komenton seancën: Po jepet shfaqje për grabitje nga aktorët e etshëm për pushtet

Nënkryetarja e VV’së, Fatmire Kollçaku e ka quajtur seancën e Kuvendit të Kosovës si shfaqje nga aktorë të etshëm për pushtet, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kollçaku ka thënë se përmbysja e demokracisë nuk lejohet dhe si dëshmi këto ditë qytetarët po deponojnë nënshkrimet në peticionin gjithëpopullor me moton ‘Duam Zgjedhje’.

“Sot, Teatri & Kuvendi i Republikës së Kosovës ka në repertor shfaqjen me titull “Si të grabitet pushteti” me aktorët e etshëm për pushtet pa marrë parasysh vullnetin qytetar. Për më tepër, me aktorë të mirënjohur dhe të shpenzuar ndër vite duke vrapuar pas realizimit të politikave të interesave personale, grupore e klanore, me qëllim të pasurimit dhe në dëm të qytetarëve dhe shtetit edhe ashtu të varfër.”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Sot, Teatri & Kuvendi i Republikës së Kosovës ka në repertor shfaqjen me titull “Si të grabitet pushteti” me aktorët e etshëm për pushtet pa marrë parasysh vullnetin qytetar. Për më tepër, me aktorë të mirënjohur dhe të shpenzuar ndër vite duke vrapuar pas realizimit të politikave të interesave personale, grupore e klanore, me qëllim të pasurimit dhe në dëm të qytetarëve dhe shtetit edhe ashtu të varfër.
Ajo çfarë duan, e që është edhe më e pranueshmja, është tendenca që të na rrëmbejnë të ardhmen e ndritshme dhe të na kthejnë në të kaluarën e errët korruptive.
Përmbysja e demokracisë nuk lejohet dhe si dëshmi këto ditë qytetarët po deponojnë nënshkrimet në peticionin gjithëpopullor me moton “Duam Zgjedhje”!
Ne nuk mundemi edhe po të donim të lejojmë krijimin e precedentëve të rrezikshëm që humbin kuptimin e mbajtjes së zgjedhjeve, si mjeti më demokratik i shprehjes së vullnetit popullor./gazetametro.net

Sot, Teatri & Kuvendi i Republikës së Kosovës ka në repertor shfaqjen me titull “Si të grabitet pushteti” me…

Posted by Fatmire Mulhaxha Kollçaku on Wednesday, 3 June 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë