Loading…

Faton Abdullahu: VV dhe LDK mashtruan elektoratet e tyre në këto zgjedhje

  • 03/12/2019 | 22:52

Faton Abdullahu: VV dhe LDK mashtruan elektoratet e tyre në këto zgjedhje

Analisti Faton Abdullahu, ka thënë se VV dhe LDK kanë mashtruar elektoratet e tyre në këto zgjedhje të fundit që janë mbajtur me 6 tetor, shkruan Gazeta Metro.


Abdullahu dallime shumë të mëdha në disa çështje që deri më tani nuk janë të njohura për opinionin, ai tha se VV dhe LDK në fund do të kenë marrëveshje për bashkëqeverisje por sipas tij për momentin janë duke u bërë kalkulime për të dalë më shumë fitues ndaj palës tjetër.

“Nuk do të ketë zgjedhje të reja. Nuk do të ketë arsye për të pasur zgjedhje të reja. Kalkulimet po bëhen për të rritur pazarin”, tha Abdullahu në RTV Dukagjini.

“Dialogu me Serbinë është një çështje që palët nuk na kanë treguar nëse janë pajtuar apo jo. Edhe për dialogun me palën serbe Vetëvendosje ka folur, por LDK deri më tani nuk ka folur. Edhe çështja e veriut deri më tani nuk është përfolur”.

Abdullahu shton më tej se në këto çështje VV dhe LDK kanë mospërputhje të mëdha./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë