Loading…

Faton Klinaku: Gërvalla të tregojë nëse ka dërguar dosje në Speciale

  • 04/05/2021 | 17:32

Faton Klinaku: Gërvalla të tregojë nëse ka dërguar dosje në Speciale

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, para disa vjetësh pati deklaruar se do ta ndihmojë Gjykatë Speciale me materialet që i posedon posa të formohet ajo. Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta në opinion.


Lidhur me këtë ka folur Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

Klinaku tha se Gërvalla duhet të dërgojë nëse ka dërguar dosje në Gjykatën Speciale dhe në çfarë cilësie.

“Ajo duhet të tregojë nëse ka dërguar dosje në Gjykatën Speciale dhe nëse po, në çfarë cilësie. Nuk ka nevojë për të dërguar se Specialja ka mjaft dosje diku rreth 700 mijë prej prokurorisë serbe”, tha Klinaku për Klan Kosova.

Ai tha po ashtu se institucionet duhet të veprojnë pasi Speciales i ka skaduar mandati.

“Ne do të kërkojmë nga institucionet të bëjnë diçka me Specialen, ata mund të ndryshojnë ligjin, kësaj gjykate që ne nuk e njohim i ka skaduar mandati”.

Ushtruesi i kreut të OVL UÇK-së foli  po ashtu edhe për raportimet se Austria, Kroacia dhe Sllovenia kanë shprehur gatishmëri të ofrojnë garancë për lirimin e Thaçit dhe të tjerëve që të mbrohen në liri.

Ai tha se shteti duhet të veprojë dhe se Ligji e parasheh mbrojtjen në liri edhe në Kosovë.

“Po të ishin serioz do të duhej të vepronin. Edhe ligji për Dhomat e Specializuara që e kanë miratuar vet, parashihet që Kosova të garantojë së pari vet. Neni 41 i këtij ligji parasheh se kur të përmbushen kushtet mund të mbrohen në liri edhe në shtëpitë e tyre, sigurisht duke qenë nën përkujdesje”, tha ai.

Sa i përket lirimit me kusht në një vend të tretë, Klinaku thotë se edhe këtë e parasheh ligji për Dhomat e Specializuara, dhe kjo mund të ndodhë nëse pranohet nga personi dhe vendi i tretë.

Dhoma e Apelit e Dhomave të Specializuar javën që shkoi vendosi për refuzimin e kërkesës së Hashim Thaçit dhe të tjerëve për lirim të përkohshëm. Megjithatë, në vendimin e saj, Gjykata Speciale e la të hapur mundësinë e mbrojtjes në liri në vende të treta të Thaçit dhe të tjerëve.

Të dielën u raportua se Kroacia, Sllovenia e Austria kanë shprehur interesim për ofrimin e garancioneve për mbrojtje në liri të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Kjo u tha nga Hisen Berisha, ish-komandant i UÇK-së e anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, deklaratë që ngjalli jo pak reagime.

Por, ende nuk ka një qëndrim nga institucionet e shtetit lidhur me mundësinë që t’i sigurohet garanci Speciales për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.

Kujtojmë se ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me leje të Speciales dhe nën mbikëqyrje të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës po qëndron në Kosovë për arsye familjare, konkretisht për shkak se ka babanë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë