Loading…

Fatos Lubonja: Shkrimi më shpëtoi nga shkatërrimi në burg

  • 06/04/2017 | 16:26

Fatos Lubonja: Shkrimi më shpëtoi nga shkatërrimi në burg

Fatos Lubonja një nga emrat e njohur të mendimit shqip ndryshe nga daljet e tij të tjera publike, u shfaq më i emocionuar.


Gjatë një takimi në Tiranë në ngjarjen “Letërsia dhe Qyteti”, takim ky i organizuar nga gazetarët Alda Bardhyli dhe Beti, e bënë Lubonjën të shfaqet më ndryshe siç e kemi parë deri tani.

Pyetja e parë që iu drejtua Lubonjës, kishte të bënte me lidhjen e tij të hershme me shkrimin. Me daljen në jetë, dhe me njohjen më nga afër të realitetit, Lubonja u shpreh se do të ndjente një zhgënjim nga letërsia e soc-realizmit, e cila e deformonte jetën, duke nxjerrë në pah një realitet virtual i cili nuk ekzistonte, përvecse në librat që këta shkrimtarë shkruan.

Lubonja foli dhe për periudhën e kaluar në burgun famëkeq të Spaçit dhe marrëdhënien e krijuar me librin atje. “Të lexuarit nën ato kushte, shpjegoi ai, ishte një mënyrë për të ruajtuar jo vetëm kontaktin me botën jashtë por sidomos për të mbajtur gjallë njerëzoren brenda një makinerie që punonte sistematikisht për ta shkatërruar atë.

tosi-1

I pyetur mbi mënyrën sesi trajtohet sot letërsia e burgut, Lubonja u shpreh se ka një gabim që në përkufizimin që I bëhet kësaj letërsie, pasi letërsia është letërsi dhe nuk mund të ketë kategorizime. Sipas tij, letërsia e shkruar brenda hekurave e ka sfiduar në një farë mënyre letërsinë e soc-realizmit duke qënë më realiste dhe më afër të vërtetës.

Lubonja foli për vitin 1994 një vit i cili shënjoi botime të rëndësishme në karrierën e tij, siç janë dy librat “Në vitin e shtatëmbëdhjetë” dhe “Ploja e mbrame”, si dhe revista “Përpjekja” e cila për vite me radhë do të bënte bashkë mendimin elitar shqip. Në vitin 1996 ai botoi librin “Ridënimi” dhe më pas “Liri e kërcënuar”. Identiteti dhe mënyra sesi politika e ka orientuar jetën e shqiptarëve këto vite ishin pjesë e bashkëbisedimit, i cili më shumë u përqëndrua tek letërsia.

17800165_1359827667398390_5344915734035107927_n

Ashtu si Flober që shprehet se “Zonja Bovari jam unë”, dhe Lubonja beson se letërsia nuk mund të jetë gjë tjetër veccse një formë tjetër rrëfimi e jetës së shkrimtarit, ndaj pjesa më e madhe e librave që ka shkruar janë një formë autobiografie.

“Sigurisht që librat e prindërve të mi, librat që ishin në biblotekën tonë familjare për shkak të mundësive që ata kishin për ti pasur këto libra, do të ndikonin në formimin tim”, u shpreh ai. Fatos Lubonja mbaroi studimet për fizikë në Universitetin e Tiranës më vitin 1974.U akuzua dhe arrestua për shkrimet që iu gjetën të fshehura, për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim.

Në vitin 1979 u arrestua sërish dhe u dënua sërish edhe 16 vite të tjera burgim, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare. Nga burgu u lirua në vitin 1991 pas shtatëmbëdhjetë vitesh burgim. Nga koha e lirimit gjer në vitin 1993 punoi si sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Ai vijon të jetë një ndër emrat më aktiv në publicistikën shqiptare./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë