Loading…

Faturat e energjisë elektrike deri në maj do të jenë më të lira

  • 22/01/2021 | 16:17

Faturat e energjisë elektrike deri në maj do të jenë më të lira

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike parasheh edhe subvencionimin e konsumatorëve të energjisë elektrike.


Pjesa e energjisë elektrike që ata paguajnë për energjinë elektrike që e marrin nga prodhuesit e energjisë nga burimet e ripërtëritshme do të subvencionohet. Kjo, pasi qeveria në bazë të ligjit ka ndarë një shumë deri në 16 milionë euro, e cila do t’u jepet atyre prodhuesve përmes KOSTT-it.

Kështu ka bërë të ditur KEDS në një komunikatë për media.

Pra, mjetet do të derdhen në këtë kompani e nga aty tek prodhuesit. Kjo do të zgjasë nga janari deri në maj. Kjo nënkupton që shuma që e përfitojnë këta prodhues, do t’iu zbritet konsumatorëve.

Në bazë të kalkulimeve del që konsumatorëve do t’iu zbritet në faturat e tyre çmimi prej 0.0061 cent për kilovat/orë të shpenzuar nga tash deri në maj.

Kjo nënkupton që nëse një konsumator ka shpenzuar 1000 kilovat/orë gjatë 1 muaji, fatura do t’i vije 6.1 euro më lirë.

Pra, subvencionimi është i lidhur direkt me prodhuesit e energjisë së ripërtëritshme (BRE), rrjedhimisht zbritja në euro lidhet me konsumin e energjisë elektrike.

“Ekspertët e KESCO-s kanë bërë maksimumin që përgatitjet për implelementimin e kësaj zbritje të bëhen me kohë dhe kësaj ia kanë arritur me sukses të plotë. Tashmë cdo gjë është gati dhe kjo zbritje ka filluar të implementohet në fatura. Çmimet e energjisë elektrike caktohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Këto çmime në Kosovë, sipas agjencisë zyrtare të statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, janë më të lirat në Evropë”, thotë KEDS.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë