Loading…

Fauci: Virusi korona mund të mos zhduket kurrë

  • 14/10/2021 | 08:20

Fauci: Virusi korona mund të mos zhduket kurrë

Eksperti i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci pranoi të mërkurën se koronavirusi mund të mos zhduket kurrë.

Këtë deklaratë Fauci e bëri  gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë mbi pandeminë.

“Do të jetë shumë e vështirë, të paktën në të ardhmen e afërt dhe ndoshta përgjithmonë që të eliminohet ky virus shumë i transmetueshëm,” tha ai.

Duke dhënë një perspektive historike dr. Fauci tha se “ka pasur vetëm një sëmundje njerëzore që është zhdukur dhe kjo është lija.”

Ai tha se “pjesa më e madhe e botës” është ende “në disa drejtime në fazën e pandemisë”, por “po sheh tani një rënie të ritmit” të rasteve të reja.

Fauci tha se ekspertët e kujdesit shëndetësor “po përpiqen për një shkallë të kontrollit të virusit që do të na lejonte të jemi në gjendje t’i kthehemi normalitetit që të gjithë e presim me padurim”.

Ai theksoi se një nivel i përshtatshëm kontrolli mund të arrihet përmes vaksinimeve për të cilat ai shpreson që përfundimisht të ulin rastet e reja ditore në “më pak se 10,000.”

Fauci vuri në dukje se SHBA ende ka “rreth 66 milionë persona që kanë të drejtën të vaksinohen, që mbeten të pavaksinuar.”

“Kemi të bëjmë me një situatë ku kemi një virus shumë të transmetueshëm dhe me 80 deri në 90,000 raste në ditë. Nuk jemi aty ku duhet,” tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë