Loading…

FBI arreston dy amerikanë, tentuan të shesin sekrete të nëndetëseve bërthamore amerikane një shteti tjetër

  • 11/10/2021 | 15:36

FBI arreston dy amerikanë, tentuan të shesin sekrete të nëndetëseve bërthamore amerikane një shteti tjetër

Çifti i martuar amerikan nga shtet i Maryland në SHBA janë arrestuar nën akuzën se kanë tentua t’i japin sekrete të teknologjisë bërthamore të nëndetëseve amerikane agjentëve të shteteve të huaja ka njoftuar Departamenti i Drejtësisë i SHBA’së të dielën, transmeton Gazeta Metro.


Jonathan Toebbe dhe gruaja e tij Diana Toebbe u arrestuan në West Virginia të dielën pasi provuan të shesin të dhëna të klasifikuara si sekrete shtetërore dikujt që çifti besonte se punonte për një shtet të huaj. Sipas të departamentit të drejtësisë së SHBA’së ky ishte një operacion i Byrosë Federaleve të Hetimeve, dhe agjenti i tyre sekret që çifti po komunikonte.

“Akuzat ka të bëjë me komplot të ofrimit të informacionit të dizajnit të nëndetëseve tona bërthamore një shteti të huaj” ka thënë Prokurori i Përgjithshëm i SHBA’së, Merrick Garland, në një deklaratë. “Puna e FBI, prokurorëve të Departamentit të Drejtësisë, Shërbimit të Hetimeve të Marinës Amerikane, dhe Departamentit të Energjisë ishin kritike për të prishur këtë komplot dhe sjelljen e kryesve para drejtësisë”.

Sipas gazetës amerikane The Washington Post, agjentët e FBI janë shtirur si spiunë të huaj pasi Toebbe kishte dërguar një pako ku sugjerohej se ishte i gatshëm të ofronte sekrete të Marinës Amerikane. Agjencia e lajmeve The Associated Press ka raportuar se pakoja përmbante një pusullë ku ishte shkruar: “Kërkoj falje për përkthimin e dobët në gjuhën tuaj, Ju lutem të ja dërgoni këtë letër agjencisë suaj së inteligjencës ushtarake. Besoj se ky informacion do të jetë me shumë vlerë për kombin tuaj. Ky nuk është mashtrim.”

Mbetet e paqartë si ra pakoja e tyre në duart e FBI, por agjentët e fshehtë të tyre fituan besimin e Toebbe rreth një vit të operacionit, pjesërisht duke i paguar sipas raportit të The Washington Post, si dhe duke aranzhuar sinjale mashtruese nga një ambasade të një qeverisë që Toebbe besonte se pop komunikonte.  Nuk dihet si ishte aranzhuar marrëveshja e sinjalit, apo se për ambasadën e cilit shtet bëhej fjalë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë