Loading…

FBK reagon pas incidentit të sotëm në ndeshjen Ylli – Rahoveci

  • 05/02/2021 | 21:03

FBK reagon pas incidentit të sotëm në ndeshjen Ylli – Rahoveci

Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar ndaj incidentit të sotëm ku pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e KB Yllit u futën në sallë.


Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) reagon në lidhje me incidentin e sotëm që ka ndodhur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku kanë hyrë tifozët e klubit nikoqir pas përfundimit të takimit KB Golden Eagle Ylli – Rahoveci.

FBK në bashkëpunim me klubin organizator të Final 8 Kupës së Kosovës, KB Golden Eagle Ylli kanë ndërmarrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë sipas planit, por pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale, disa tifozë kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda në tribuna.

Në lidhje me këtë ngjarje janë njoftuar edhe autoritetet përkatëse dhe tashmë do të merren të gjitha masat që në finale të mos përsëritet assesi një situatë e tillë.

FBK dhe KB Golden Eagle Ylli janë duke bërë çmos që të respektojnë masat anti Covid-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës dhe beson që në finalet, të cilat do të zhvillohen të dielën të nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

FBK e ka primare shëndetin e sportistëve të saj dhe popullatës në përgjithësi, dhe incidente të tilla si kjo që ndodhi në palestrën “13 Qershori” nuk i kontribuojnë aspak situatës aktuale me pandeminë Covid-19.

Përgjegjësit e këtij incidenti do të ndëshkohen konform Propozicioneve të Garave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë