Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marrë vendimin për shtyrjen e fillimit të sezonit të ri 2020/21 në Superligën e Kosovës për një javë, transmeton Gazeta Metro.
Siç ka njoftuar faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës do filloj më 28 tetor. Ky vendim nga Bordi i FBK’së vjen si shkak që klubet të kenë më shumë kohë për t’u për përgatitur për sezonin e ri. Gjithashtu, Federata e Basketbollit e Kosovës njoftoi edhe për shtyrjen e afatit kalimtar deri më 5 tetor në ora 16:00.
Pas këtyre vendimeve nga Bordi i FBK’së, një reagim ka ardhur nga KB Golden Eagle Ylli. Klubi suharekas ka bërë pytje se kujt po i përshtaten këto vendimet e fundit.
Reagimi i plotë nga klubi i Yllit (pa ndërhyrje):
“Shtyhet për një javë turneu i Super Kupës, Kampionati dhe Liga Unike bashkë me këto dhe afati kalimtarë për lojtarë të huaj dhe vendorë
Federata vendos shtyrjen e këtyre kompeticioneve për arsyen “që të kenë kohë ekipet për pergaditje më të mirë”
Jemi OK deri në këtë pikë, por një gjë duhet ta dijmë qe ata lojtar dhe ekipe nuk jan supermen dhe superskuadra qe do të jenë gatshme pas një jave
Kujt po i përshtatet kjo shtyrje
Pse duhet të shtyhet afati kalimtar
A mendoni ju, që ka edhe prej atyre ekipeve që një ditë e vetme kushton goxha shum
Ja ku jemi me basketbollin e sportin në përgjithsi sepse punojm sa për sy e faqe që të dukemi mirë”. /gazetametro.net