Klubi futbollistik, FC Drita, me anë të një komunikate për media, ka thënë se ka analizuar Draft Statutin e FFK-së i cili pritet të jetë në rend dite ne kuvendin e jashtzakonshëm të datës me 27 janar, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një komunikate për media, FC Drita, ka thënë se ky proces ka shkelje serioze të procedurave Statutare dhe ligjore të cila janë evidentuar nga juristët e klubit.
Klubi ka përpiluar nëntë pika, që sipas tyre paraqesin shkelje.
Njëra ndër to është se sipas FC Dritës, nuk ka vendim për themelimin e Komisionit për hartimin e Draft Statuti komfor Ligji të Sporti neni 30.1 (Federatat e sportit, janë të detyruara t’i publikojnë vendimet e tyre) , vendimi nuk është i publikuar në web faqen e FFK-së dhe delegate e Kuvendit nuk janë të njoftuar për themelimin dhe përbërjen e këtij Komisionit.
Më poshtë reagimi i plotë i FC Dritës. /gazetametro.net