Loading…

FC Vushtrria edhe pse u privatizua që dy vite, mbetet e regjistruar si OJQ për t’i ikur detyrimeve të ATK’së

  • 09/06/2021 | 19:38

FC Vushtrria edhe pse u privatizua që dy vite, mbetet e regjistruar si OJQ për t’i ikur detyrimeve të ATK’së

Klubi i FC Vushtrrisë, ka rënë në Ligën e dytë këtë vit dhe për këtë ka përgjegjësi Komuna e udhëhequr nga Xhafer Tahiri, shkruan Gazeta Metro.


FC Vushtrria është privatizuar me 3 gusht 2019, ku pronar i saj aktualisht është Bajrush Kajtazi.

Që nga ai vit klubi vushtrrias e ka marrë teposhtëzen saqë këtë ka rënë nga Liga e Parë në Ligën e Dytë.

Komuna ka përgjegjësi për këtë dështim sepse procesi është udhëhequr nga Komuna dhe Kuvendi i Klubit për privatizim të klubit, madje edhe mbledhja është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal.

Statusi i Klubit nuk ka ndryshuar edhe pas vendimit për privatizim ka mbetur e regjistruar si OJQ FC Vushtrria, kjo për faktin se pronari i ri nuk ka paguar detyrimet në ATK.

Komuna është përgjegjëse sepse nuk ka bërë asnjë veprim as reagim kur mjete financiarë te FC Vushtrrisë nga Federata e Futbollit janë derdhur në llogari private.

Këtë të shtunë prapë Kuvendi i Klubit ka vendos qe FC Vushtrria me vazhdu punën si OJQ.

Pra për dy vite Vushtrria ra në Ligën e dytë dhe mjetet financiare qe i kanë taku nga UEFA, FIFA dhe FFK i ka marrë pronari i ri Bajrush Kajtazi.

Në Vushtrri flitet se 25% të aksioneve me privatizim i ka pas kryetari i komunës Xhafer Tahiri.

Kujtojmë, që prej kur Xhafer Tahiri i LDK-së është bërë Kryetar i Vushtrrisë, te ndërtuesit e asaj ane si sekserë kryesorë të tij njihen Salih Tahiri, vëllai i tij, si dhe babai bashkëshortes së tij, Mexhid Përçuku, që të gjithë e quajnë Haxhia.

Por, edhe pse ishin përfolur gjithmonë për afera të mëdha korruptive, një gjë e tillë nuk ishte dëshmuar asnjëherë për Xhafer Tahirin dhe familjarët e tij.

Madje, para dy viteve ishte publikuar edhe një video ku shihej vëllai i Xhafer Tahirit të LDK-së, duke negociuar për dhënien e lejeve ndërtimore në Vushtrri dhe duke marr para kesh në duar si ryshfet.

Në dy takime të ndara, sipas kësaj videoje, Salih Tahiri flet për shuma të mëdha parash dhe “kapje të parave” për dhënie të lejeve ndërtimore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë