Loading…

FDA autorizon pilulën e Merckut kundër virusit korona

  • 23/12/2021 | 19:07

FDA autorizon pilulën e Merckut kundër virusit korona

Administrata Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) ka autorizuar të enjten përdorimin e pilulës kundër koronavirusit të kompanisë Merck, ndërkohë që po rritet numri i personave të infektuar për shkak të variantit Omicron të këtij virusi.


Vendimi për përdorim emergjent të pilulës ka ardhur një ditë pasi agjencia ka dhënë dritën e gjelbër për një pilulë kundër koronavirusit, të prodhuar nga kompania Pfizer.

“Autorizimi i sotëm ofron trajtim shtesë kundër koronavirusit”, ka thënë shkencëtarja e FDA-s, Patrizia Cavazzoni.

Pilula e kompanisë Merck duhet të merret pesë ditë pas simptomave të para dhe sipas disa studimeve, ajo e zvogëlon numrin e hospitalizimeve dhe vdekjeve te kategoritë e rrezikuara.

Pilula e kompanisë Pfizer është thënë se zvogëlon simptomat e rënda për gati 90 për qind.

Ndonëse vaksinat dhe dozat përforcuese mbesin mjeti më i fuqishëm kundër koronavirusit, ekspertët kanë mirëpritur trajtimet shtesë, të cilat pas një kohe do të blehen nëpër barnatore, me përshkrim të mjekut./REL/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë