Loading…

‘Federata e Agim Ademit’: FFK’ja miraton Statutin e ri, përmbajtja e të cilit është kontestuar që disa ditë

  • 27/01/2023 | 12:43

‘Federata e Agim Ademit’: FFK’ja miraton Statutin e ri, përmbajtja e të cilit është kontestuar që disa ditë

Kuvendi i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka miratuar Statutin e ri, i cili është kontestuar me të madhe që disa ditë rresht, e madje edhe brenda kuvendit.


Me 48 vota për FFK-ja është bërë me statut të ri, ndërsa një delegatë ka abstenuar, kurse pesë të tjerë e lëshuan mbledhjen në shenjë pakënaqësie me përmbajtjen e këtij statuti.

Të pakënaqurit edhe në kuvend thanë se ky statut ka përmbajtje skandaloze dhe se i shërbejnë vetëm kryetarit aktual Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Sipas tyre me këtë statut nuk do të mund të kandidojnë për kryetar e KE as figurat e futbollit kosovar në të ardhmen si ajo e Besnik Hasit, Lorik Canës, Ardian Koznikut e yje apo biznesmenë të tjerë.

Ata i kanë thënë në sy kryesisë së FFK-së se statuti i përgatitur nga ta lëre që është përpiluar në shpërputhje me rregullat, por nuk do t’i kontribuojë as procesit të licencimit nga ana e Ministrisë.

Ata janë shprehur të bindur se komisioni i Ministrisë së Sportit nuk do ta licencojë sërish FFK-së pas ndryshimeve të bëra në statut nuk i përmbushin vërejtjet që i kishte dhënë ky komision

Në anën tjetër, Agim Ademi dhe Taulant Hodaj kanë thënë se statuti është përpiluar me ekspertë te UEFA-s dhe FIFA-s me qëllim të licencimit nga ana e MKRS-së.

Edhe pse disa delegatë u ankuan se nuk kanë pasur afat për t’i dërguar propozimet dhe sygjerimet e tyre për përfshirje në këtë statut, Ademi vazhdimisht është arsyetuar në kuvend se ato mund t’i bëjnë pas miratimit të statutit, në mënyrë që FFK t’i shqyrtojë në të ardhmen.

Kuvendi edhe kësaj here është mbajtur në një ambient të zymtë brenda selisë së FFK-së ku delegatët ishin shumë afër njëri-tjetrit me distancë shkaku i hapësirës së ngusahtë. Ndërsa mediat nuk janë lejuar të marrin fare pjesë së kuvend, ndonëse pjesëmarrjen e tyre në kuvend e ka kërkuar mbrëmë edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë