Federata e Futbollit të Anglisë do të hetojë çështjen e sulmit të trajnerit të Crystal Palace, Patrick Vieira pasi e goditi një tifoz pas humbjes me rezultat 3-2 ndaj Everton’it, transmeton Gazeta Metro.
Tifozët e Everton ‘pushtuan’ fushën pas triumfit të skuadrës së tyre me ç’rast siguruan edhe matematikisht mbijetesën në Premier League.
Megjithatë siç raporton mediumi anglez, The Athletic pas pamjeve të publikuara ku një tifoz i Everton’it pas hyrjes në fushë shkon të tallet me Vieiran dhe ky i fundit e godet atë, pritet të hetohet nga Federata e Futbollit.
I pyetur për sherrin pas ndeshjes, Vieira tha: “Nuk kam asgjë për të thënë për këtë”, ndërsa trajneri i Evertonit, Frank Lampard tha: “Ndihem keq për Patrick. Nuk e kuptova në fund. Unë do t’i thosha, ‘eja me ne’ – megjithëse ai mund të mos e kishte dashur këtë.
Ndërsa të premten në mëngjes për The Athletic Policia e Liverpool’it ka konfirmuar se ka arrestuar shtatë persona pas raportimeve për çrregullime në mbrëmjen e kaluar.
Vlen të theksohet se edhe në ndeshjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në Championship ndërmjet Nottingham Forest dhe Sheffield United ndodhën skena të pahijshme, ku pas ndeshjes ishte goditur kapiteni i Sheffield United, Billy Sharp i cili pati nevojë edhe për qepje.
Mirëpo, edhe sulmuesi i Sheffield United, Oliver McBurnie kishte goditur një tifoz të Nottingham Forest me shkelma, për të cilin thuhet se pritet të arrestohet nga Policia. /gazetametro.net
‘Nxehet keq Vieira’: Pas provokimit që i bëri një tifoz, ‘e qet në tokë me shkelm’