Federata e Mundjes e Kosovës ka hapur zyrtarisht Qendrën Stërvitore në Prishtinë, projekt ky që synon të avancoj më tej këtë sport dhe të krijoj kushte moderne për sportistët tanë.
Këtë e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, ku njoftuar se investimi është bërë nga Minisitr e Sportit dhe Rinisë si dhe një kompanie private.
“Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili përgëzoi drejtuesit e Federatës së Mundjes me në krye Naim Muja për punën dhe përkushtimin në plotësimin e kushteve për mundësit tanë, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e nivelit të cilësisë së sportistëve tanë.” , thuhet në njoftim.