Loading…

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e zhgënjyer me koeficientin, ka katër kërkesa për Qeverinë

  • 02/02/2023 | 17:21

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e zhgënjyer me koeficientin, ka katër kërkesa për Qeverinë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), është shprehur e zhgënjyer me vlerën e koeficientit të pagave të miratuar nga Qeveria.


FSShK përmes një komunikate për media të enjten, ka kërkuar që me urgjencë të fillohet negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale.

“FSSHK kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës që shtesa prej 60-euro e paraparë me Pakon e Ringjalljes Ekonomike pika 4.1. Mbështetje për Shëndetësinë të mbetet në fuqi deri në shpalljen e Pandemisë COVID-19 të mbyllur”.

“FSSHK kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës miratimin e shujtës prej 60 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë duke përfshirë edhe stafin mbështetës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, FSShK ka kërkuar nga ana e ekzekutivit të bëjë publike koeficientet për stafin mbështetës të punësuar në të gjitha nivelet shëndetësore.

“Në fund FSSHK mirëpret reflektim nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me kërkesat e Këshillit Drejtues të FSSHK-së para ekzekutimit të pagave për muajin Shkurt”, bëhet e ditur tutje.

Të gjitha këto konkluzione kanë dalë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të mbajtur të enjten nga Këshilli Drejtues i Federatës, ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte “Shqyrtimi i vlerës së koeficientit të miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në shumën prej 105 euro”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë