Loading…

“Feja e shqiptarit është shqiptaria”: Lexoni 6 fakte për Pashko Vasën

  • 10/06/2021 | 12:24

“Feja e shqiptarit është shqiptaria”: Lexoni 6 fakte për Pashko Vasën

Pashko Vasa i njohur gjithashtu si Vasa pashë Shkodrani, është autori i kreyveprës “O moj Shqypni “, e cila konsiderohet si një nga poezitë më të rëndësishme të shekullit 19-të të letërsisë shqiptare, shkruan Gazeta Metro.


Një nga vargjet e tij Pashko ka shkruar “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, e cila u bë moto e shumë organizatave shqiptare, dhe edhe sot citohet jashtëzakonisht shumë.

Më poshtë Metro ju sjellë gjashtë fakte që mund të mos i keni ditur për Pashko Vasën:

1. Pashko Vasa qe nëpunës i konsullatës britanike në Shkodër, oficer kalorësie në Bolonjë, revolucionar i Risorgimento-s, nëpunës i Perandorisë Osmane dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

2. “O moj Shqypni” është poezi me 72 vargje e shkruar nga Pashko Vasa rreth vitit 1878–1880. Poezia është shkruar me dialekt të Shkodrës, e cila u publikua nga gjuhëtari çek Jan Urban Jarník. Poezia është shkruar gjatë themelimit të Lidhjes së Prizrenit. Vargu “Feja e shqiptarit është shqiptaria” ka qenë moto e Lidhjes së Prizrenit. Në kohët e sotme është moto e shumë organizatave nacionaliste shqiptare. Gjatë asamblesë më 1910, orkestra muzikore në Vlorë ka luajtur muzikë këtë poezi.

3. Më 1847 vajti në Itali, ku ziente lufta kryengritëse për liri, ai mori pjesë gjallërisht në radhët e forcave kryengritëse italiane. Në Bolonjë u caktua si oficer i Rojës Qytetare.

4. Më 1850 u punësua pa pagesë në Zyrën e Përkthimit të Sarajit Perandorak. Një vit më pas u emërua me rrogë nëpunës përkthimi në zyrën e shëndetësisë.

5. Së bashku me figura të tjera kombëtare në Stamboll, si Hoxhë Hasan Tahsini, Jani Vreto dhe Sami Frashëri, Pashko Vasa luajti rol në krijimin e një alfabeti të shqipes dhe, lidhur me këtë, botoi një broshurë 16 faqesh me titull «L’alphabet latin appliqué à la langue albanaise». Ishte anëtar i Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip.

6. Ka punuar bashkë me Ismail Qemailin.

Më 1876 u caktua nëpunës për borxhet tek zyra e zv/valiut të vilajetit të Manastirit dhe në gusht të 1877 këshilltar i Vilajetit të Kosovës. Më 1878 u emërua komisar i Rodopeve, brenda vitit emërohet anëtar i Këshillit të Shtetit dhe drejtor i zyrës së shtypit dhe botimeve. Në shtator të 1879 u emërua këshilltar i Vilajetit të Edernes, ku punonte edhe Ismail Qemali./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë