Loading…

Fejohet ylli i ‘Home Alone’, kanë një shkak shumë të rëndësishëm

  • 27/01/2022 | 12:28

Fejohet ylli i ‘Home Alone’, kanë një shkak shumë të rëndësishëm

Macaulay Culkin dhe Brenda Song janë nisur drejt altarit! Çifti prej katër vitesh dhe prindërit e rinj të djalit 9-muajsh Dakota janë fejuar, thotë një burim për “People”.


33-vjeçarja, Song u fotografua duke mbajtur një unazë diamanti në dorën e saj të majtë.

Sjellim në vëmendje se Culkin dhe Song u takuan në xhirimet e Changeland në Tajlandë dhe lajmi i lidhjes së tyre u bë publik në Korrik të vitit 2017 teksa ata u fotografuan duke ngrënë darkë në një restorant italian në Los Anxhelos.

Muajin tjetër, Song postoi një foto në grup në Instagram, në të cilën ajo pozonte përkrah Culkin.

Ndërkohë në Prill të vitit të kaluar, çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë, djalin Dakota.

“Jemi shumë të gëzuar”, thanë Culkin dhe Song në një deklaratë të shkurtër për ardhjen e fëmijës së tyre të parë.

Song dhe Culkin e mbajtën lidhjen e tyre private në mediat sociale, megjithëse aktorja e Dollface ndau një mesazh të veçantë në Instagram për dashurinë e saj në Gusht 2020 në ditëlindjen e tij të 40-të.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë