Loading…

Fëmijët e keqtrajtuar e të trafikuar s’kanë ku të strehohen

  • 27/02/2017 | 09:20

Fëmijët e keqtrajtuar e të trafikuar s’kanë ku të strehohen

Shtatë fëmijë, viktima të dhunës dhe trafikimit, nga fillimi i shkurtit nuk janë në strehimoren “Shpresa dhe shtëpitë e fëmijëve”, e vetmja e këtij lloji në vend.

Të shtatë fëmijët, që nga një shkurti, janë detyruar të kthehen te menaxherët e rastit nëpër qendrat sociale. Ata janë strehuar në qendra të tjera, familje strehuese, por edhe në familjet e veta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Valbona Çitaku, drejtoreshë e strehimores, tregon që gjendja më e keqe është gjatë ditëve të shkurtit, kur strehimorja është e mbyllur. Vetëm deri javën e kaluar, në strehimore kanë trokitur gjashtë raste të reja të fëmijëve viktima. “Fatkeqësia më e madhe është se rastet gjatë muajit shkurt janë referuar dhe nuk kanë pasur mundësi të akomodohen”, ka thënë Çitaku.

Mbyllja e strehimores ka vënë në pozicion hiç të lakmueshëm qendrat për punë sociale. Drejtuesi i QPS-së në Prishtinë, Vebi Mujku, ka pohuar se mbyllja e strehimoreve i vë në situatë shumë të vështirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë