Loading…

Fëmijët e shkollave të Prishtinës i dërgojnë letra dhe vizatime ish-krerëve të UÇK’së në Hagë

  • 30/03/2023 | 12:38

Fëmijët e shkollave të Prishtinës i dërgojnë letra dhe vizatime ish-krerëve të UÇK’së në Hagë

Besianë Musmurati, drejtoresh e Arsimit në Prishtinë, ka njoftuar se në Hagë do të dërgohen disa letra dhe vizatime të fëmijëve të Prishtinës për ish-krerët e UÇK’së, shkruan Gazeta Metro.


Ajo në postimin e saj, ka shtuar edhe se, fëmijët i kanë bërë disa punime të ndryshme që i kanë shpërndarë në OVL të UÇK’së, pas disa ligjëratave të ushtarëve të UÇK’së që janë mbajtur në shkollat e Prishtinës.

Postimi i plotë:

Po i dërgojmë në Hagë letrat dhe vizatimet e fëmijëve të Prishtinës për ushtarët e UÇK-së

Pas ligjeratave të ushtarëve të UÇK-së në disa prej shkollave të Prishtinës, fëmijët bënë punime të ndryshme që i shpërndamë në OVL të UÇK-së. Disa prej tyre po i dërgojmë tek liderët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Mrekullive të botës duhet ti shtohet edhe lufta çlirimtare e UÇK-së” shkruan Leka nga shkolla Naim Frashëri.

“Unë ende kam besim te njerëzimi sepse ende kam besim tek ju. Na keni treguar herë pas here se ne mund t’ju besojmë. Andaj, ju jeni heronjtë tanë!” thotë Erza, e cila ka lindur në vitin që është shpallë Pavarësia.

“Ndoshta sot je me thinja, por ne do të kujtojmë gjithmonë për zgjuarsinë, trimërinë dhe sakrificën që e ke bërë për fëmijët e Kosovës” thotë letra tjetër.

Shpresojmë që me këto letra do të mund të përçojmë mirënjohjen e thellë që e kemi për UÇK-në dhe vlerat e saj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë