Loading…

‘Fëmijët janë torturuar’, komisioni i OKB thotë krime të luftës ‘janë kryer’ në Ukrainë

  • 23/09/2022 | 14:08

‘Fëmijët janë torturuar’, komisioni i OKB thotë krime të luftës ‘janë kryer’ në Ukrainë

Kryetari i një komisioni hetimor të mandatuar nga OKB-ja ka thënë se krimet e luftës kanë ndodhur në Ukrainë.


“Bazuar në provat e mbledhura nga komisioni, ka arritur në përfundimin se krimet e luftës janë kryer në Ukrainë”, tha Erik Mose.

Fëmijët janë përdhunuar, torturuar dhe burgosur në mënyrë të paligjshme, shtoi Mose, transmeton Telegrafi.

“Ne u ‘goditëm’ nga numri i madh i ekzekutimeve në zonat që vizituam. Komisioni aktualisht po heton vdekje të tilla në 16 qytete dhe vendbanime”, shtoi ai.

Ekipi i tij ka marrë dhe po dokumenton “akuza të besueshme në lidhje me shumë raste të tjera ekzekutimesh”.

Komisioni do të shqyrtojë më pas transferimet e supozuara të detyruara dhe birësimet e fëmijëve.

Siç bëhet e ditur, komisioni ka qenë duke hetuar në Kiev, Chernihiv, Kharkiv dhe Sumy. Ka vizituar 27 lokacione dhe ka intervistuar më shumë se 150 viktima dhe dëshmitarë. Komisioni ka shqyrtuar gjithashtu dy incidente të keqtrajtimit të ushtarëve rusë nga forcat ukrainase.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë