Loading…

‘Fëmijët më ndjekin kudo’: Trajkovic thotë se po merr kërcënime me jetë

  • 26/03/2023 | 15:41

‘Fëmijët më ndjekin kudo’: Trajkovic thotë se po merr kërcënime me jetë

Politikania serbe dhe këshilltarja në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, është deklaruar rreth kërcënimeve me jetë që ajo thotë se po i merr.


Sipas saj, këto kërcënime po i shqetësojnë fëmijët e saj, teksa shtoi se për të po shkruajnë gjëra të tmerrshme nëpër rrjete sociale.

“Duke qenë se po marr paralajmërime të ndryshme për likuidime, si mund të mbijetoj? Prandaj fëmijët më ndjekin kudo. Ata shqetësohen se do të më ndodhë diçka dhe unë nuk u besoj njerëzve”, tha ajo sipas portalit serb Kosovo-Online.

“Ka shumë gjëra që kanë shkruar për mua. Ka kaq shumë gjëra të tmerrshme për mua, saqë kur lexon gjithçka që shkruhet dhe çfarë është në rrjetet sociale, të vjen keq”, shtoi ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë